Kryeparlamentari Glauk Konjufca është shprehur i tronditur pas lajmit se 46 persona, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, gjetën vdekjen në një aksident me autobus në Bullgari, teksa po ktheheshin nga Turqia.
Konjufca shkroi se u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia. Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Besohet se aksidenti ndodhi rreth orës 3 pas mesnatës në autostradën “Struma”, rreth 40 kilometra larg Sofies.
Autobusi me targa maqedonase ishte duke udhëtuar nga Stambolli në drejtim të Shkupit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.