×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca pas kthimit nga Haga: Ata janë të pakënaqur, siç është krejt populli i Kosovës

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 11:34

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për vizitën e tij në Hagë.

    “Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfar mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është nën kontrollin e askujt”, tha ai para mediave.

    “Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë”, shtoi ai.

    “Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është”, shtoi tutje ai.

    Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!