Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po sillet sikur është partia më e pakorruptuar në këto 20 vitet e fundit.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Konjufca ka thënë se PDK po vepron kështu që VV ta lusë që t’ia sigurojë numrat mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Hoti, shkruan Reporteri.net.
“Është arrogante nëse ti sinqerisht mendon që kjo Qeveri duhet m’u rrëzu e në anën tjetër qet kësi kushte, boni ti 40 nënshkrime e na e këqyrim a e votojmë.”, ka thënë Konjufca.
Sipas Konjufcës nëse PDK ia siguron 24 vota për rrëzimin e Qeverisë, së bashku me Grupin Parlamentar të VV-së bëjnë 55 dhe 61 votat e nevojshme mund të arrihen më lehtë.
“Mirë zoti Hoxhaj, 31 plus 24 a po bëjnë 55? A është më kollaj të mbërrijmë 61 prej 55 apëo të shikojmë kur arrijmë 40. Kjo është shenjë”, ka thënë ai.
Tutje Konjufca ka thënë se sjellja e PDK-së nuk është e drejtë dhe presin që të ndryshojnë për të rrëzuar Qeverinë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.