Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ndërsa ka komentuar koalicionin parazgjedhor AAK-PSD, ka thënë se këtë e ka pritur.
Konjufca thotë se PSD ka ra në binarin e vet në këtë koalicion me AAK-në.
“Vet fakti që i kanë marre 25 vende në listë, që i bjen 1/4 e AAK-së, kjo i bie që një deputet të PSD me vleresu 1/4 e deputetit të AAK, që i bjen që Dardani vlen sa 1/4 e Shkumbin Demaliajt.
Kjo që ka ndodhur sot tregon se kapaku e ka gjetur tenxherën. Për me përshkru një fenomen kur dy pjesë përputhen plotësisht dhe bashkohen. Përputhen si e shohin politikën”, ka deklaruar Konjufca në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se më së miri do të ishte që PSD të garonte e vetme, por shton se e ka ditur që kjo ka qenë e pamundur të ndodhë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.