Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të profesorit dhe meteorologut, Sylë Tahirsylaj.
Konjufca ka thënë se Tahirsylaj ishte një emër i shquar i meteorologjisë.
“Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë. Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.