×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Po Asociacionit, por fillimisht duhet të nënshkruhet marrëveshja

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 21:22
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Fotografi nga arkivi.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk ka përjashtuar mundësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se Kosova ka parakushte për formimin e tij.

    I pari i Kuvendit ka deklaruar se Asociacioni s’mund të themelohet para nënshkrimit të marrëveshjes, dhe se kusht është njohja ‘de facto’ e Kosovës nga Serbia, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “SHBA mendoj që për ta bindur Serbinë për nënshkruar marrëveshjen po e theksojnë Asociacionin. S’bon me e themelu Asociacionin para marrëveshjes. Gabim është. S’bon me miratu draftin para marrëveshjes. Në Ohër duhet me shku me pozicionin tonë, që marrëveshja ndodh kështu: ndodh njohja ‘de facto’ dhe më pas Kosova ia gjen modusin Asociacionit”, deklaroi Konjufca në ATV.

    Kryekuvendari shtoi se qëndrimi i Kosovës është se njohja de-facto të arrihet përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por thotë se Serbia me gjasë nuk do ta pranojë këtë.

    “Ajo çka është e lejushme për Kosovën unë mendoj se mund të ishte vetëm ndonjë lloj dëmtimi abstrakt. Pra, na çka po mundohemi me bë: Kosova përmes një premtimi dhe një instruksioni të Gjykatës Kushtetuese po don me e nxjerrë njohjen de facto. Kurrgjë t’u dhënë më shumë sesa Gjykata Kushtetuese na me mujtë me e kapë njohjen ‘de facto’. Kjo nuk do të ndodh për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë”, deklaroi ai.

    Tutje, ai theksoi se Perëndimit po mundohen t’ia shpjegojnë tri principet mbi të cilat Kosova ka ardhur në përfundim se, ajo çka kërkon Serbia, me Asociacionin, është e pamundur.

    “Nuk po mundohemi me iu shmangë, po mundohemi të tregojmë që ky Asociacion i ka dy dimensione, i pari është i 2013-tës i dyti është përmbajtja. Krejt këtë pas 2013-tës, e ka hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese, së pari etnik, së dyti që është bartës i pushtetit publik, së treti që është pushtet i nivelit të tretë… Këto tri principe do ti shpjegojmë dhe ta pozicionojmë Kosovën në ato tri principe për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare që kjo çfarë kërkon Serbia është e pamundshme”, ka thënë ai.

    Konjufca po ashtu sugjeroi se Serbia mund të formojë një forum të komunave serbe, në mënyrë që të targetohen problemet e komunitetit serb në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!