×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Populli i Kosovës do t’u jetë përjetë mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 11:11

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka rikujtuar 24-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë.

    Dita e 24 marsit e vitit 1999 nuk harrohet nga qytetarët e Kosovës pasi në atë ditë nisën sulmet e NATO-s ndaj caqeve të Serbisë, sulme këto që pas 78 ditësh sollën lirinë dhe i dhanë fund gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

    Konjufca në një postim në Facebook tha se populli i Kosovës do t’u jetë përjetë mirënjohës shteteve anëtare të Aleancës së NATO-s dhe misionit ushtarak KFOR për gjithë çfarë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për lirinë, paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!