×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca pranohet nga Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi – bëhet zyrtari i parë që do t’i vizitojë në Hagë

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 23:24

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të jetë zyrtari i parë i nivelit më të lartë, që do të takojë, Thaçin, Veselin, Krasniqi e Selimin, që janë të paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Konjufca do të takojë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, derisa ata vazhdojnë të mbesin si të paraburgosur, e mbi të cilët rëndojnë akuzat për krime lufte.

    Të njëjtit e kanë pranuar kërkesën e Konjufcës për vizitë dhe një gjë të tillë e konfirmuan burime të RTK-së.

    Aktualisht, kryetari i Kuvendit, Konjufca, ndodhet në vizitë zyrtare në Austri, ku u prit edhe nga homologu austriak si dhe pati takime të tjera.

    Megjithatë, ende nuk dihet data se kur një vizitë e tillë mund të realizohet.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarja më e lartë që deri më tash ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe ka takuar disa nga të paraburgosurit, por jo edhe Thaçin e Veselin. Sipas Haxhiut, ishin ata që nuk pranuan të takohen me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!