Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se kjo parti I fiton zgjedhjet emri të cilin od ta propozojë për president të vendit, do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç Listës Serbe, shkruan Reporteri.net. Por, Konjufca nuk e ka zbuluar se kush do të jetë ky kandidat që do ta bënte tërë Kuvendin të fliste njëzëri.
“VV do ta zgjedhë një president që do të marrë votat jo vetëm të VV por të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës përvec atyre të Listës Serbe”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.
Konjufca është pyetur edhe për koalicionet e mundshme të kësaj partie pas zgjedhjeve.
“Nëse është fitore më dominante LVV nuk mundet ta kushtëzojë PLAN. Nëse është fitore më e ngushtë atëherë LVV, pavarësisht se si do të jetë rezultati zgjedhor dorën e bashkëpunimit me sinqeritet të plotë e ka Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se do të kandidojë më një listë”, ka shtuar ai.
Konjufca e ka përjashtuar çdo koalicion të mundshëm me partitë e tjera të cilat kanë qenë në pushtet deri më tani.
“PDK e ka pasur një mundësi të mirë të cilën e ka shpërdoruar sepse e ka pasur mundësinë për ti ofruar nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe duke na kushtëzuar e ka pasur një qëndrim arrogant ndaj partisë më të madhe në vend”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.