×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca pret në takim pjesëtarët e korit “Siparantum”, flasin për sukseset e tyre në skena të rëndësishme muzikale

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 12:48

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarët e Korit Siparantum, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Në faqen zyrtare të Kuvendit, thuhet se mysafirët e njoftuan Konjufcën me punën dhe sukseset e këtij kori, përfshirë pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale.

    “Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarë të Korit Siparantum. Gjatë këtij takimi, mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca me punën dhe sukseset e këtij kori, pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale, brenda Kosovës dhe ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Njëherit, kryekuvendari i ka falënderuar për vizitën, derisa i ka përgëzuar për prurjet e tyre në lëminë e muzikës korale.

    “Konjufca theksoi rëndësinë që kanë veprimtari të tilla në zhvillimin dhe promovimin e aspektit kulturor e artistik të vendit tone”, thuhet në përfundim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!