×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: ​Projektligji për pagën minimale mbetet peng i çështjes së veteranëve

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 15:48

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se aktualisht nuk po merren me Ligjin për pagën minimale për shkak se është e ndërlidhur me çështjen e veteranëve.

    Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që javën e ardhshme të mbahen dy seanca. Më 12 prill do të mbahet seancë e re plenare, ndërsa një ditë më herët do të ketë seancë me pikat e papërfunduara nga ato të kaluarat.

    “Ai projektligj u bllokua për shkak të çështjes së ndërlidhjes të këtij projektligji me çështjen e veteranëve, njëherë nuk jemi duke u marr me këtë sepse u ndërlidh me çështjen e veteranëve, do të merremi kur t’i vije koha”, tha ai.

    E lidhur me mungesën e kuorumit e cila po ndikon në mbarëvajtjen e seancave Konjufca tha se kjo po ndodh për shkak se opozita në shumicën e rasteve nuk po i voton projektligjet dhe sipas tij një numër i vogël i deputetëve të mazhorancës po i vendosin punët personale para atyre të Kuvendit.

    “Ne po kemi problem kemi hyrë në këtë cikël kur opozita në shumicën e rasteve nuk po voton projektligjet dhe ne jemi në një situatë kur po varet prej mazhorancës deputetët edhe të mazhorancës po kanë ndonjëherë udhëtime, ndonjëherë nuk e përjashtojnë që disa prej tyre nuk është numër i madh mund të numërohen në gishta por kaq po mjafton një numër i tyre që ndoshta në momente të caktuara ata qesin punët private dhe personave para Kuvendit”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!