×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Konjufca reagon pas sulmit ndaj Muhaxherit: Akt i papranueshëm, sulmuesit të marrin dënimin e merituar

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 15:34

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

    Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se një veprim i tillë është papranueshëm për shoqërinë kosovare që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë.

    Postimi i tij:

    E dënoj sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë. I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë!
    Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj.

    Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!