Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe në Lybeniq të Pejës, në nderim të 100 civilëve që u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe sot 22 vjet më parë.
Konjufca para medieve tha se ky vend tregon gjenocidin që ka kryer Serbia dhe Koosva duhet të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi, shkruan Reporteri.net.
“Jemi këtu për ti nderuar e kujtuara martiret e Lubeniqit. Ky fshatë gjatë luftës ka përjetuar tri masakra. Këtu janë mbi 80 persona civilë të paarmatosur të vrarë mizorisht nga forcat e Serbisë. E jona është që të mos ndalemi kurrë si institucionet të Kosovës që të kërkojmë drejtësi, që gjenocidi Serbë të dënohet dhe kriminelët të mos enden të lirë siç ndodh në shumë qytete të Serbisë”, tha ai.
Konjufca ka thënë se deri më tash nuk është bërë asgjë për dënimin e atyre që kanë kryer masakrat në Kosovë.
“Asgjë nuk është bërë në aspektin e drejtësisë. Kjo tregon për historinë e gjenocidit që ka ndodhur nga regjimi i Serbisë ndaj popullatës së Kosovës. Plagët janë të hapura ende sepse ka ende të zhdukur dhe ky është një krim i dyfishtë i Serbisë”, është shprehur Konjufca i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetarja Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.