Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërsisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, ata kanë diskutuar rreth situatës pazgjedhore në vend, saktësisht formimin e qeverisë e konstituimin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Ata kanë folur edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë.
Konjufca ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.