Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar ndërprerjen e sotme të seancës së Kuvendit kur edhe pritej të hidhej në votim Projektligji për Trustin.
Konjufca mendon se një veprim i tillë për tërheqje të parave nga Trusti është i gabuar pasi dëmton vetë skemën pensionale, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Me këtë shkatërrohet Trusti. Heqja e qindra miliona eurove të Trustit do të dëmtojë skemën, por edhe besueshmërinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ai në ATV.
Konjufca gjithashtu tha se edhe nëse mundësohet tërheqja, kjo do të ishte një ndihmesë shumë e vogël për qytetarët teksa shtoi se ai vetë nuk i kishte tërhequr 10% të kursimeve gjatë krizës së pandemisë.
Kujtojmë se seanca e sotme e ndërprerë, me vendim të kryeparlamentarit Konjufca, do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.