×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tregon nëse janë pajtuar me LDK-në se kush duhet ta udhëheq Ministrinë e Financave

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 18:21

    Pas takimit të disa orësh mes grupeve punuese të VV dhe LDK-së, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka thënë se në takimin e sotëm nuk kanë diskutuar për ndarje të ministrive dhe emra të përveçëm.


    I pyetur nga mediat se a është diskutuar kush do ta marrë drejtimin e Ministrisë së Financave, Konjufca ka thënë se “nuk është fol kurrfarë emri”, por kanë fol veç për reformat dhe masat konkrete që duhet të merren në ekonomi, shkruan Reporteri.net.

    “Për temat më të rëndësishme kemi gjetur një lloj pajtimi, por duam të dakordohemi që të mos jetë asgjë e pasqaruar”, tha Konjufca.

    Ai shtoi se në takimin e sotëm është bërë përballje e programit të nivelit ekonomik të VV-së dhe LDK-së, ndërsa shtoi se diskutimet do të vazhdojnë dhe se do të kenë së paku edhe katër takime të ardhshme.

    “Katër takimet e ardhshme, dhe nëse na duhet do të takohemi edhe më shumë dhe do të vijmë deri te një konkludim 100 për qeverinë e re”, tha Konjufca, ndërsa shtoi se në takimet tjera përveç ekonomisë do të flasin për drejtësi, çështje sociale, shëndetësi dhe arsim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!