×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron besimtarët myslimanë: Të punojmë së bashku për përparimin e vendit

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 7:19

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.


    Ai tha se kjo festë është një datë e rëndësishme e cila shënon kulmin e pelegrinazhit të haxhit në Mekë dhe Medinë dhe sakrificën e besimtarit mysliman.

    “Janë ditë të bukura gëzimi dhe paqeje të cilat frymëzojnë dashuri familjare, sjellin frymën e solidaritetit dhe manifestojnë vlerën e përkushtimit të patundur. Me këtë rast, shpreh urimet tona të ngrohta, me dëshirën për ta kaluar këtë festë me shëndet, lumturi dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit”, uroi Konjufca.

    Konjufca tha se kësaj here, edhe pse manifestimi i Bajramit është lehtësuar dukshëm, qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen e të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

    “Le të punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve dhe përparimin e vendit tonë. Jam i bindur se me devotshmëri dhe përpjekje të përbashkëta arrihet suksesi politik, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale e popullit tonë. Zoti ju bekoftë të gjithëve! Urime festën!”, përfundoi Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!