Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar komunitetin gjiptian në Kosovë me rastin e 24 qershorit – Ditës së Egjiptianëve.
“Republika e Kosovës është shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie.
Komuniteti egjiptian, sikur edhe komunitetet tjera, është pjesë përbërëse e zhvillimit dhe emancipimit tonë politik e shoqëror.
Duke iu uruar për Ditën tuaj, zotohemi se së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.