×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron qytetarët për Vitin e Ri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 19:01
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Fotografi nga arkivi.

    Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë qytetarët për Festën e Vitit të Ri.

    Shprehet optimist se viti 2022 “do jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë”.

    Shkrimi i plotë i Konjufcës.

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona.

    Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës!

    Ju uroj të gjithëve një vit të ri të begatë, plot shëndet e mbarësi në familjen tuaja.

    Gëzuar 2022!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!