×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: VV do të shënojë fitore dërrmuese në zgjedhje, nuk do të kemi nevojë për koalicion

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 22:50

    Ish-ministri i MPJD dhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se nuk është larg një fitore siç tha ai, dërrmuese e VV-së në skenën politike në vend.


    Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme ata do të fitojnë aq sa nuk do të kenë nevojë për një partner koalicioni.

    “Vetëvendosje duhet t’i mbajë dhe t’i kultivojë parimet deri në një fitore e cila të tjerëve respektimin e parimeve do t’ua bëjë të domosdoshme”, tha Konjufca në emisionin ‘A Show’.

    “Unë mendoj se kjo është e pashmangshme. Kjo periudhë kohore po afrohet. Është shumë afër ky moment, ky çast kur do të ndodh një fitore mendoj e cila mund të kualifikohet si dërrmuese e Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës”, sqaroi ai.

    “Një fitore e cila është e gjithanshme edhe ndaj të cilës të tjerët më nuk mund të kenë makinacione”, tha Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!