×
  • Lajme
  • Lajme

    Konkursi për kuzhinierë e staf mbështetës, Ministria e Mbrojtjes del me njoftim të ri

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 15:47

    Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim të ri rreth konkursit për kuzhinierë e staf mbështetës.

    Ajo ka publikuar disa dokumente në të cilët janë aplikacionet dhe ka treguar mënyrën e dorëzimit të aplikacioneve.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë qytetarët e interesuar për të aplikuar në pozitat e lira për kuzhinierë e staf mbështetës, se në dokumentet e publikuara gjeni aplikacionin.

    Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati

    Përdhes, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

    Gjithashtu, në linkun në vijim gjeni kriteret e përgjithshme si dhe formularin për aplikim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!