×
  • Lajme
  • Lajme

    Konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit, Italia dëbon 43-vjeçarin nga Kosova

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 17:40

    Një 43-vjeçar nga Kosova është dëbuar nga Italia. Vendimi për dëbimin e tij është nënshkruar nga Zëvendës-Kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini. Sipas njoftimit të tij, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi.


    E se 43 vjeçari me inicialet M.M, është dëbuar nga Republika e Italisë, ka njoftuar edhe këshilltari politik i Ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj.

    Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se ngjashëm do të veprojnë edhe institucionet e Kosovës, kur vlerësojnë që dikush paraqet rrezik për sigurinë e vendit.


    Zyberaj ka thënë se autoritetet kosovarë do të merren me rastin, përderisa publiku do të informohet me kohë për epilogun e tij.

    “Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfardo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend”, ka shkruar Zyberaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!