×
  • Lajme
  • Lajme

    Konstituohet Bordi i Ri i Drejtorëve të KEK, Valdrin Krasniqi rizgjedhet Kryesues

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 14:19

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Valdrin Krasniqi është rizgjedhur si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje, teksa Merita Kasapolli si anëtare e Bordit.

    Anëtarë të rinj të Bordit janë Shpëtim Zharku dhe Filloretë Gashi-Sadiku.

    “Për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka qenë i rëndësishëm për suksesin e korporatës.

    Sot, u mbajt mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a. Pikat kryesore të rendit të ditës ishin: Konstituimi i Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a., si dhe Raportimi mujor mbi aktivitetet e KEK sh.a. nga Kryeshefi Ekzekutiv (U.D.”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!