×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Haxhi Shalës, për t’u bërë konsull, gënjeu për përvojën e punës si menaxher në kompaninë çeke

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 22:42

    Konsulli i shkarkuar i Kosovës në Pragë, Flakron Shala nuk ka treguar saktë të dhënat e përvojës së punës kur të mërkurën publikoi një status në Facebook rreth procedurave të emërimit të tij.


    Bazuar në të, djali i deputetit Haxhi Shala, tha se ka përvojë 3 vjeçare si menaxher shteti për Ballkan në një kompani çeke dhe anëtar bordi.

    “I gjithë ky proces është bazuar në CV-n time dhe përvojën tre vjeçare në pozitën si Menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në bordin e drejtorëve në Kompaninë Çeke Elanor a.s.”, shkroi Shala.

    Por, bazuar në të dhënat në faqen zyrtare të kompanisë “Elanor a.s”, Shala është emëruar në pozitën e menaxherit vetëm para 3 muajsh dhe atë jo për Ballkanin por për Kosovën.

    “Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi emëruar Flakron Shalën si menaxher për Kosovë të Elanor, që është efektive nga 1 gushti 2020”, thuhet në njoftimin që mban datën 4 shtator të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!