Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës ku do të takohet me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të diskutuar për koalicionin qeverisës.
Mustafa fillimisht tha se do të takohet me të propozuarin për kryeministër nga partia e tij, Avdullah Hoti e më pas me liderin socialdemokrat.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme grupi parlamentar i LDK-së ka mbajtur takim, pas të cilit shefi i këtij grupi, Arben Gashi, tha se sot ose nesër do të bëhet procedimi i kërkesës për seancë të jashtëzakonshme
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.