Policia e Kosovës është duke kryer një aksion të gjerë në disa lokacione në kryeqytet.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se ky aksion është vazhdimësi e hetimeve në rastin “Brezovica”.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha për Reporteri.net se detajet lidhur me aksionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.
“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani.
Lidhur me rastin e njohur si “Brezovica” deri më tani janë prangosur 30 persona, përfshirë këtyre zyrtarë të lartë të shtetit në lidhje me ndërtimet e mbi 500 vilave e hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.