×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrolloni llogaritë në banka, paratë e Trustit kanë dalur

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 14:20

    Fondi i Kursimeve Pensionale ka bërë të ditur që sot do të fillojë ekzekutimin e pagesave të 10% të për personat që kanë aplikuar më datën 11 dhjetor.


    E tashmë paratë e Trustit kanë filluar që të dalin në xhirollogaritë e aplikuesëve, shkruan Reporteri.net.

    Trusti sot përmes një njoftimi për medie njoftoi se pas dërgimit të mjeteve në banka, presin që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve.

    Sipas njoftimit, shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!