×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Paralajmërim

    Konvertimi i patentë-shoferëve, Elshani: Pas afatit, do të shqiptohen gjoba

    Reporteri
    14 Gusht 2024 | 22:00

    Edhe për 10 ditë është shtyrë afati për konvertimin e patentë shoferëve. Rreth këtij procesi, ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë, në Veri, Veton Elshani. Pas përfundimit të kësaj periudhe, Elshani tha se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.

    Elshani tha se është një proces, i cili është duke kaluar pa probleme të theksuara.

    “Është shtyrë për dy javë çështja e patentë-shoferëve për arsye edhe të interesimit të njerëzve, por edhe për shkak të disa problemeve teknike që ne i kemi hasur gjatë konvertimit apo gjatë aplikimit të këtyre patentë-shoferëve”, tha Elshani për RTK.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!