×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Procesi i votimit dhe i numërimit të votave u mbyll pa asnjë incident

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 22:21

    Nga Prokuroria Speciale është bërë e ditur se procesi i sotëm zgjedhor në katër komunat veriore është zhvilluar pa asnjë incident.


    Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula ka njoftuar njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit.

    “Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin për media.

    Kujtojmë se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur të dhënat nga dalja e qytetarëve në zgjedhjet e sotme, ku deri në ora 19.00 kanë votuar gjithsej 42.42 për qind.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!