×
  • Lajme
  • Lajme / Mandati i Qeverisë

    Korenica i VV-së: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë alternativë

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 16:31

    Zgjedhje e përgjithshme mund të mban këtë vit, ani pse qeveria Kurti ka mandat deri në vitin e ardhshëm.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se nuk i sheh zgjedhjet e parakohshme si alternativë.

    Ai për Reporteri.net, ka deklaruar se qeveria është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.

    “Nuk mendoj se duhet te këte zgjedhje para afatit te rregullt zgjedhor, koalicioni që udhëheq qeveria në pushtet është stabil madje në terma të përgjithshëm edhe i suksesshëm dhe nuk shoh asnjë arsye që të kemi zgjedhje të parakohshme.

    Zgjedhje të parakohshme janë të mundshme kur kemi dorëheqje të qeverisë, kur kuvendi është jo funksional apo kur kemi shkelje kushtetuese nga bartësit e pushteteve. Pra vetëm në këto raste mund te jene legjitime, dhe asnjëra nga këto nuk kanë të bëjnë me këtë mandat”, ka thënë ai.

    Korenica i cili shpesh ka pasur kritika edhe për qeverinë Kurti ka thënë se zgjedhjet janë vec dëshirë e opozitës.

    Është detyrë e opozitës të kerkojë zgjedhje sepse shihet që i mungon pushteti. Por kjo dëshire i plotësohet ne afatin e rregullt zgjedhor e që pritet te nise ne vjeshtën e këtij viti. A është dëshirë me vend, mbetet te shihet”, deklaroi ai.

    Ndryshe, në fillim të 2o25 qeveria Kurti e përfundon mandatin katër vjecarë./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!