×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi ia merr jetën edhe një anesteziologu të QKUK-së

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 22:26

    Anesteziolgu Sylejman Dulla ka vdekur sot si pasojë e Koronavirusit


    Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një postim të bërë në Facebook, shkruan Reporteri.net

    Kosova brenda kësaj jave humbi 2 anesteziologë, së pari Afrim Tashollin dhe tash Sylejman Dullën.

    Më poshtë keni postimin e plotë të Haxhi Avdylit:

    Lajm i trishtuar për ne .Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë , ikja në amshim e kolegut tonë , njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK. Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!