Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar për një takim virtual të mbajtur ndërmjet zyrtares së Pentagonit, Laura Cooper, Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandantit të FSK-së, Rrahman Rama.
Kosnett takimin e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se është diskutuar lidhur me transformimin e FSK-së në ushtri.
“Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, Ministri Mehaj, & Gjenerallejtënant i FSK-së Rama për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10-vjeçar, i cili është kyç për transformimin e FSK’së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.