×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett pas bisedës me Kurtin: Procesi i dialogut mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 10:37

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së hënës bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kanë biseduar me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se këto bisedime kanë qenë productive dhe se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet qenësor për suksesin në ekonomi dhe procesin e integrimeve, shkruan Reporteri.net.

    “Diskutim i gjerë, produktiv me PM @AlbinKurti dhe Matt Palmer të Departamentit të Shtetit mbrëmë. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik.”, ka shkruar ai në Twitter.

    Kurti bëri këtë diskutim me Kosnett dhe Palmer një ditë para se të niset për në Bruksel ku pritet të takohet me përfaqësues të BE-së.

    Ai do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula vor der Leyen dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!