×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett publikon fotografi me Bidenin pasi u zyrtarizua si president i Amerikës

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 17:30

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka publikar një fotografi me presidentin e zgjedhur Joe Biden në profilin e tij privat në Facebook.


    Kosnett në fotografi shihet duke i shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur Joe Biden.

    Kosnett ishte nominuar ambasador në Kosovë nga presidenti Donald Trump, në korrik të vitit 2018.

    Ndërkaq dje në Uashington DC, qindra protestues të dhunshëm u futën në ambientet e Kongresit amerikan duke shmangur kordonin e policisë.

    Protestuesit penguan procesin e certifikimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga ana e ligjvënësve amerikanë dhe si rrjedhojë punimet e kongresit u ndërprenë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!