Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka folur për marrëdhëniet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë televizive Kosnett ka thënë se ka marrëdhënie shumë të respektueshme me Kurtin shkruan Reporteri.net.
“Mendoj se duhte ta pyesni kryeministrin Kurti për marrdhëniet tona por, mendoj se kemi marrëdhënie shumë të respektueshme. Nuk pajtohemi nuk pajtohemi gjithmonë për cdo politikë, që është e natyrshme, por mendoj se në përgjithësi, ai dhe ne kemi treguar se duam ta forcojmë marrëdhëniet e dy vendeve tona”, tha Kosnett në KallxoPërnime.
Ai është pyetur edhe nëse Kurti është antiamerikan.
“Jam kaq i lodhur nga kjo antiamerikan. Nuk mendoj se njerëzit janë antiamerikanë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.