Frika që koronavirusi të prek edhe Kosovën, janë anuluar fluturimet që vijnë nga zonat italiane të cilat janë të prekura tashmë nga ky virus.
Lajmin e ka dhënë Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se sot në orën 12:40 është pranuar rekomandimi emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e fluturimeve, shkruan Reporteri.net
Tutje Abdixhiku shprehë keqardhje duke thënë se kjo do të jetë e përkohshme sepse nuk ka alternativ tjetër përpos se të anulohen.
“Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit. Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk tē lartë. Fluturimet janë ndërprerë. Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”, ka shkruar Abdixhiku.