Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova edhe këtë vit do të provojë anëtarësimin në Interpol, dhe se në Lyon të Francës në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit sot është debatuar rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe është vendosur në favor të dërgimit të dosjës së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithëshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahët në Kili.
“Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore modrene dhe me standarde të avansuara. Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithësej 10 shtete pjesmarrëse në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithëshme”, ka thënë Pacolli.
Ai tutje ka shtuar se pret nga Serbia që kësaj here të mos veprojë si në të kaluarën për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë botërore të policisë.
“Prandaj, urojmë që edhe Serbia të i thërret zërit të arsyes dhe mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqës dhe sigurisë. Do të ishte primitive dhe jashtë çdo logjike pengimi dhe lobimi kundër antarësimit të Policisë së Kosovës në organizatën nderkombëtare të Interpolit, dhe në anën tjetër të flasësh për paqe dhe siguri”.
Serbia vitin e kaluar kishte lobuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol dhe ia kishte arritur qëllimit. Megjithatë, kjo kishte prodhuar diçka të re në raportet Kosovë-Serbi.
Qeveria e Kosovës, si kundërpërgjigje kishte vendosur taksën ndaj produkteve serbe, e cila kishte bërë që të ndërpritet edhe dialogu në mes të dy vendeve.
Mbetet të shihet nëse Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromis në këtë pikë, që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës, dhe si kompensim të marrë heqjen e taksës nga qeveria Haradinaj, dhe pse kryeministri kosovar tani heqjen e taksës e kushtëzon me njohjen e shtetit. /reporteri.net