Një pjesëtar i policisë, Besnik Demiri, është parë në një postim duke përdorë një barcoletë që është konsideruar ofenduese për Drenicën. Ky postim i tij është bërë viral në rrjetet sociale dhe mediat online.
Demiri, tha se ‘Drenica do të duhej të rrethohej në tela për të përftuar një kopsht zoologjik në Kosovë’.
Reporteri.net ka provuar të flasë me zyrtarët për media në Polici të Kosovës, për të pyetur nëse është konsideruar si ofendim një postim i tillë dhe është kundër rregullave të institucionit dhe veprimeve e diskursit të një zyrtari policor.
Jo pak raste ka të policëve me postime kontraverse, e me anime politike janë parë këto ditë. I fundit ishte i njëri nga Prizreni që u pajtua se ‘Thaçi e Mustafa duhet të vriten’./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.