×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova blen automjete të blinduara nga Turqia

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 22:23

    Kosova ka porositur nga Turqia autoblinda me mortajë Vuran 4×4 e prodhuar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).


    Vuran 4×4 është prodhuar nga BMC një prej prodhuesve të Turqisë për mjetet tokësore të blinduara. Automjeti i blinduar i cili mund të përdoret me shumë qëllime, prej një kohe ndodhet në inventarin e forcave turke të sigurisë.

    Autoblinda Vuran është zhvilluar për t’u përdorur sipas nevojave dhe aftësive operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në kuadër të kësaj autoblinde me mortajë Vuran 4×4 i zhvilluar nga BMC dhe ASELSAN është vendosur në përdorim të forcave të sigurisë.

    Vuran 4×4 u shndërrua në produkt nga inxhinierët turq të cilët bashkuan dinamikat e përvojës luftarake të Forcave të Armatosura Turke dhe vizionin e industrisë turke të mbrojtjes. Me referencën e Forcave të Armatosura Turke, Vuran 4×4 ka ngjallur një interes edhe jashtë vendit.

    Siç raporton AA, BMC ka shtuar një risi eksportit që ka kryer kohët e fundit drejt Ballkanit, realizoi shitjen e parë jashtë vendit të Vuran 4×4 në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

    Në fazën e parë do të prodhohen dhe dorëzohen 2 mjete Vuran 4×4. Prodhimi i mjeteve do të bëhet në partneritet mes BMC dhe ASELSAN.

    Në mjet do të vihet në përdorim sistemi i mortajës 120 milimetra Alkar i kompanisë ASELSAN.

    Ky sistem i cili cilësohet si “bajoneta e re e ushtarëve turq”, me lëvizshmërinë dhe aftësinë e lartë të mbijetesës mund të kryejë detyra në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike./AA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!