×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova deri më tash ka kryer mbi 50 mijë testime për COVID-19

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 9:19

    Kosova ka regjistruar 119 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.


    Numri total i rasteve pozitive është 13 mijë e 334 nga gjithsej 50 mijë e 683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Që nga fillimi i pandemisë, 516 e kanë humbur jetën në përballje me virusin.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 473 raste.

    3 mijë e 345 persona e kanë akoma aktiv virusin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!