×
  • Lajme
  • Lajme / Pjesa e dytë

    Kosova dyfishon epërsinë ndaj Qipros, shënon Ermal Krasniqi

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 21:59

    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes.

    Golin e dytë e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 51’të, shkruan Reporteri.net.

    Të parin gol e shënoi Kapiteni Amir Rrahmani.

    Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.

    Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.

    Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!