Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim homologun e tij nga Kroacia, Mario Banozhiq. Mehaj deklaroi se miqësia e dy vendeve ka pasur momente të shumta, që nga koha e luftës në Kroaci. Ai deklaroi se dy vendet kanë interesa strategjike dhe angazhim në paqe e siguri.
“Këtë mirësi e kurorëzuam sot me nënshkrimin e dy marrëveshjeve mes ministrive tona. Në këtë hap në rrugë për bashkëpunim, hapëm mundësi për shkollim, trajnim të personelit ushtarak, zhvillim të stërvitjeve të përbashkëta, mundësi për bashkzbarkim në misione ndërkombëtare, bashkëpunim më të theksuar në fushën e industrisë së mbrojtjes, e gjithashtu edhe në fusha të tjera”, deklaroi Mehaj.
Ai theksoi se Kroacia ka treguar gatishmëri për t’i ndihmuar Kosovës, duke shtuar se takimet mes dy vendeve tregojnë për nivelin e bashkëpunimit.
Ministri kroat Mario Banozhiq, tha se Kroacia do t’i ofrojë ndihmë Kosovës në anëtarësimin në institucione të ndryshme dhe mbështetje të transformimit të FSK-së.
“I ofrojmë ndihmë në bashkëpunim, kontribut edhe brenda KFOR-it. Në mënyrë që këtu të jeta më e sigurt, të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë. Ju falënderoj për kujdesin që po e bëni për pjesëtarët e komunitetit kroat, kjoi është një prej arsyeve që kemi raporte miqësore”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.