Raste të reja të të infektuarve me koronavirus, i njohur si COVID-19, kanë filluar të raportohen çdo ditë në mbarë botën.
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri sipas të dhënave të fundit është 98.437 persona në mbarë botën, shkruan Reporteri.net.
Deri më tani nga pasojat nga virusi jetën e kanë humbur 3.387 persona, ndërsa janë mjekuar 55.659 persona.
Ndërkohë, në rajon tashmë janë konfirmuar rastet e para. Së fundmi një rast me koronavirus është konfirmuar edhe në Serbi si rasti i parë.
Ministri serb i Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për një 43 vjeçar që ka qenë disa herë në Budapest.
Nga katër shtetet që kufizohen me Kosovën, tashmë dy prej tyre kanë raportuar për raste me koronavirus: Maqedonia dhe Serbia.
Për më pak se një muaj 53 persona janë testuar në Kosovë nën dyshimin se janë të prekur nga koronavirusi. Të gjitha mostrat e dyshimta rezultuan negative, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.