Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për mundësinë e përhapjes së variantit Delta në Kosovë.
Vitia ka thënë se varianti Delta tashmë është përhapur në shumë vende të Evropës dhe nuk përjashtohet edhe Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, ngase siç është shprehur Vitia, jemi ende shumë larg përfundimit të pandemisë.
“Përhapja e shpejtë e variantit delta është kërcënim serioz. Duke qenë kështu ne duhet të veprojmë dhe të përdorim ato mundësi që i kemi në dispozicion për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Jemi kujdesur që gjatë kësaj periudhe të qetë epidemike të marrim masa që një valë e re të na gjejë të përgatitur.
Arma jonë e vetme kundër Covid-19, tani është vetëm vaksinimi duke mbajtur edhe masat tjera që janë në fuqi.
Jemi ende shumë larg përfundimit të pandemisë dhe këtë duhet kuptuar të gjithë, Duhet të tregohemi të arsyeshëm për parandalimin e përhapjes së virusi”, u shpreh Vitia në konferencë për media. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.