×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e Shqipëria ia njohin njëra-tjetrës licencat për tregti me rrymë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 22:17

    Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar të martën memorandum për njohje të licencave për tregti dhe furnizim me rrymë.

    Këtë e bënë udhëheqësit e rregullatorëve energjetikë të të dyja vendeve.

    Kjo ia çel rrugën edhe një zhvillimi më të madh, krijimit të bursës shqiptare të energjisë.

    “Integrimi i tregut të energjisë do të lejojë që të shfrytëzojmë burimet që i kemi secili prej nesh në mënyrën më optimale”, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njofton Klan Kosova.

    Kurse zëvendësministri i Energjisë në Shqipëri, Ilir Bejtja, shtoi se kjo do të sjellë investime të reja në të dyja vendet.

    Udhëheqësit e dy rregullatorëve, Ymer Fejzullahu e Petrit Ahmeti, thonë se ujdia e re e ndihmon edhe sektorin privat.

    Bursa Shqiptare e Energjisë, e quajtur ALPEX, nënkupton bashkimin e kompanive OST dhe KOSTT, që menaxhojnë rrjetin e rrymës në Kosovë e Shqipëri, me një seli në Tiranë. Kësisoj, shitblerja e energjisë elektrike kalon përmes kësaj burse.

    Gjithë këto diskutime u bënë në konferencën e organizuar nga USAID, me temën “Integrimi i tregut të energjisë elektrike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!