×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ende nuk ka zhvilluar ndonjë strategji për pëmirësimin e ajrit

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 9:53

    Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik, 605 raste të pranuara në spital dhe 11.900 vizita emergjente në çdo vit.


    E ata që rrezikohen më së shumti nga kjo ndotje janë fëmijët, të cilët ballafaqohen edhe me probleme të shumta shëndetësore.

    Hulumtuesja në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Bukurezë Surdulli, ka thënë për “Zërin” se Kosova nuk ka zhvilluar ndonjë strategji për ta përmirësuar teknologjinë për përmirësimin e ajrit në Kosovë.

    Sipas saj, në vend mungon edhe vetëdijesimi i qytetarëve për sëmundjet e shkaktuara nga ndotja, si dhe parandalimi e trajtimi i tyre.

    “Nuk ka ndonjë fushatë vetëdijesimi se si teknologjia mund të kontribuojë në mbrojtjen e ajrit dhe të shëndetit njëkohësisht, ndërkohë që investimi i Qeverisë në këtë segment është i fundit në vijat buxhetore. Deri më tani institucionet në Kosovë nuk kanë krijuar ndonjë fushatë vetëdijesimi për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve nga ndotja e ajrit. I vetmi institucion në vend që ka bërë thirrje në mënyrë periodike për vetëdijesimin e qytetarëve në mbrojtjen e ambientit është Instituti i Shëndetësisë Publike”, është shprehur ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!