×
  • Lajme
  • Lajme / Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

    ​Kosova i bashkohet deklaratës së Koalicionit për Lirinë e Mediave “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 20:59

    Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Republika e Kosovës i është bashkuar deklaratës së Koalicionit për Media të Lira, duke u bërë edhe nënshkruese e saj krahas 50 shteteve të ndryshme të botës.

    Deklarata me temën “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”, tërheq vëmendjen në lidhje me nën përfaqësimin e vazhdueshëm, mungesën e investimeve dhe sigurinë e grave në media dhe çdo rol tjetër.

    Kjo deklaratë u iniciua nga Australia, ndërsa shtetet nënshkruese i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të investojë te gratë në të gjitha mediat, për të siguruar qasje dhe pjesëmarrje të barabartë të grave në media dhe për të garantuar sigurinë e grave gazetare, njofton Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!