×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova i ofrohet Suedisë për kah numri i rritjes së rasteve me Covid, Osmani: Qeveria të jetë e vëmendshme

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 16:35

    Kosova ka shënuar rritje të rasteve me Covid-19, që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta bërë hapjen e plotë të shumë sektoreve.


    Me këtë rast kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka publikuar një tabelë me të dhëna ku tregon se Kosova gjendet në vendin e tretë pas Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut për numrin e të infektuarve në 100 mijë banorë.

    “Rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”.

    Sot, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se mund të ketë rikthim të masave anti-Covid, nëse do të ketë rritje të rasteve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!