Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra, dhe Italia.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se këtë vendim e ka marrë në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, dhe pas pranimit të rekomandimit të IKSH-së nga ministri i Shëndetësisë për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.
Postimi i tij:
Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:
– Gjermani
– Francë
– Zvicër, dhe
– Itali.
Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157179245992759
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.