×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Kosova ia refuzon vizitën ministrit serb të Shëndetësisë

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 8:06

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë ministrit të Shëndetësisë të Serbisë.

    Sipas MPJD-së, ky vendim është marrë bazuar në reciprocitet, pasi Serbia ka refuzuar vizitën e ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku, në Preshevë.

    “Qasja e Kosovës mbetet e bazuar në reciprocitetin dhe respektimin e rendit të saj kushtetues. Pas refuzimit të Serbisë për të lejuar ministrin Hajrulla Çeku ta vizitojë Preshevën, Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit të Shëndetësisë të Serbisë. Trajtimi i drejtë dhe i barabartë është thelbësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të lëshuar dje.

    Po dje, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku s’është lejuar nga autoritet serbe të hyjë në Preshevë.

    Sinani ka thënë se kjo është hera e dytë që pushteti i Vuçiqit po ndalon Ministrin Çeku të vizitojë Preshevën.

    Ajo ka thënë se ky regjim autoritar po vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi./Reporteri.net/

    Serbia s’e lejon Ministrin Çeku të futet në Preshevë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!